back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaLajmeBerjani: Lufta në Lindjen e Mesme po rrit çmimet e derivateve, por...

Berjani: Lufta në Lindjen e Mesme po rrit çmimet e derivateve, por Kosova ka mjaftueshëm furnizim

Të ngjajshme

Ylli i “Riverdale” bëhet baba për herë të parë

Charles Melton është bërë baba për herë të parë,...

Nagavci thotë se VV pret që vendimi i Kushtetueses të jetë në favorin e tyre

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, e...

Aksident te “Bill Clinton” në Prishtinë: Përfshihen një furgon dhe një veturë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Bill...

Çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar një rritje të ndjeshme ditëve të fundit, duke reflektuar situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme dhe ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të furnizimit global me naftë.

Sipas përfaqësuesve të naftëtarëve në Kosovë, çmimet që sot shënohen në treg janë: dizeli prej 1.40 deri në 1.60 euro për litër dhe benzina prej 1.27 deri në 1.39 euro për litër. Çmimi i furnizimit me shumicë dje ishte 1.53 euro për litër, duke reflektuar lëvizjen e fundit në treg.

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, ka theksuar për lajmi.net, se derivate ka mjaftueshëm në vend dhe nuk ka nevojë për panik. Ai ka sqaruar se situata globale, përfshirë tensionet në Iran dhe ngushticën e Hormuzit, po ndikojnë në tregjet ndërkombëtare dhe për pasojë edhe në Kosovë. “Ku më parë kalonin qindra anije në ditë, tani nuk kalojnë më shumë se 4–5 dhe ato me rrezikshmëri të madhe”, ka theksuar Berjani.

Ai gjithashtu ka shtuar se stabilizimi i çmimeve do të varet nga zhvillimet ndërkombëtare dhe nga përfundimi i konflikteve në rajon. Për momentin, qytetarët e Kosovës po furnizohen me çmime më të ulëta krahasuar me vendet fqinje.

Nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit bëhet e ditur se institucionet po monitorojnë tregun e derivateve për të parandaluar çdo praktikë të padrejtë tregtare dhe për të mbrojtur konsumatorët. Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të ndërmarrë masa ndëshkuese në rast se konstatohet shkelje e ligjit.

Ndërkohë, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka shënuar rënie pasi presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Iranin që të mos ndërhyjë në rrjedhën e naftës në Ngushticën e Hormuzit. Në tregjet aziatike, çmimi i naftës së papërpunuar ra me rreth 6.5 për qind, nga 92.46 dollarë në 88.15 dollarë për fuçi, pasi frika e përhapjes së konfliktit u ul pas deklaratave të SHBA-së.

Ky zhvillim tregon se, megjithë rritjen e çmimeve lokale të derivateve, tregu global vazhdon të jetë i ndjeshëm ndaj tensioneve ndërkombëtare, por furnizimi në Kosovë mbetet i mjaftueshëm për nevojat e qytetarëve. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz