back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaSportArrestohet ish-futbollisti i Man Cityt, akuzohet për lëndim të rëndë

Arrestohet ish-futbollisti i Man Cityt, akuzohet për lëndim të rëndë

Të ngjajshme

Nagavci thotë se VV pret që vendimi i Kushtetueses të jetë në favorin e tyre

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, e...

Aksident te “Bill Clinton” në Prishtinë: Përfshihen një furgon dhe një veturë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Bill...

Franca detyron supermarketet të dhurojnë ushqimin e pashitur për njerëzit në nevojë

Në Francë, hedhja e ushqimit nga supermarketet tashmë konsiderohet...

Sot do të jetë dita më e fortë e sulmeve ndaj Iranit

Të martën, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegzeth iu drejtua...

Telashe të reja për ish-mesfushorin anglez Joey Barton.

43-vjeçari është arrestuar nga policia pas një sherri të ndodhur pranë një klubi golfi në Liverpool.

Sipas raportimeve të mediave britanike, incidenti ndodhi të dielën rreth orës 21:00 pranë Huyton and Prescot Golf Club, ku shërbimet e emergjencës u thirrën pasi një person u sulmua gjatë një përleshjeje, përcjell “Gazeta Express”.

Viktima pësoi lëndime në fytyrë dhe në brinjë dhe u dërgua në spital për trajtim dhe kontroll mjekësor.

Policia e Merseyside konfirmoi se dy persona, një 43-vjeçar dhe një 50-vjeçar, janë arrestuar nën dyshimin për “plagosje të rëndë me dashje”, një akuzë serioze në ligjin britanik.

Të dy janë marrë në pyetje ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Barton, i njohur për karakterin e tij shpesh kontrovers gjatë karrierës, ka luajtur më parë për klube si Manchester City, Newcastle United, Queens Park Rangers dhe Burnley FC, ndërsa pas përfundimit të karrierës u bë trajner dhe komentator. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz