Futbollisti kosovar Edon Zhegrova ka treguar një nivel të lartë përkushtimi ndaj Juventusit, edhe pse trajneri Luciano Spalletti i kishte dhënë një ditë pushimi.
Zhegrova vendosi të paraqitej në qendrën stërvitore “Continassa” dhe të zhvillojë një seancë individuale stërvitjeje me trajnerët e fitnesit të klubit, shkruan Indeksonline
Ky veprim i tij tregon disiplinë dhe dëshirë për të përmirësuar formën fizike, duke dërguar një mesazh pozitiv për bashkëlojtarët dhe tifozët.
Edon Zhegrova po punon intensivisht për t’u bërë më i gatshëm dhe për të kontribuar më shumë te skuadra e Spallettit në ndeshjet e ardhshme./Indeksonline/
💪🇽🇰 Dedication from Edon Zhegrova.
Despite being given a rest day by Spalletti, Zhegrova chose to show up at Continassa and complete an individual training session with the club’s fitness coaches.
(@LaStampa) pic.twitter.com/zQaFZ92AfF
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) March 10, 2026