back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaLajmeBie numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën

Bie numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën

Të ngjajshme

Laurent Xhylani, “Ylli i Javës” në Superligë

Laurent Xhylani është zgjedhur futbollisti më i mirë i...

Zhvillimet e fundit politike, Komisionerja Kos anulon vizitën e planifikuar në Kosovë

Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, ka anuluar vizitën...

Spalletti u jep pushim lojtarëve, vetëm Zhegrova paraqitet në stërvitje

Futbollisti kosovar Edon Zhegrova ka treguar një nivel të...

HERA: Infertiliteti duhet të parandalohet, jo të trajtohet

Shoqata për edukim dhe kërkime shëndetësore HERA njoftoi se...

Numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën ka rënë në janar të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit praprak.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tek vizitorët e huaj është vërejtur një rënie krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në janar 2026 janë regjistruar 39 603 vizitorë të huaj, që paraqet rënie prej 4,4 % krahasuar me janarin e vitit 2025.

“Në janar të vititi 2025 numri i vizitorëve të huaj ishte 41 mijë e 47. Por ky numër kishte rënë një vit më vonë, pasi që në janar të vitit 2026 numri i vizitorëve të jashtëm ishte 39 mijë e 603 vizitorë”, thuhet në raportin e ASK-së.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në muajin janar 2026 numri i përgjithshëm i vizitorëve në hotelet e Kosovës ishte 66 980. Prej tyre, 27 377 ishin vizitorë vendorë, ndërsa 39 603 vizitorë të huaj.

Krahasuar me janarin e vitit 2025, kur numri i vizitorëve ishte 69 227, është shënuar një rënie prej 3,2 % në numrin total të vizitorëve që kanë qëndruar në hotele.

Sa i përket net-qëndrimeve, gjatë janarit 2026 janë regjistruar gjithsej 126 838 net-qëndrime. Nga ky numër, 71 197 ose 56,1 % janë realizuar nga vizitorët e huaj, ndërsa 55 641 ose 43,8 % nga vizitorët vendorë.

Në nivel rajonal, numrin më të madh të vizitorëve vendorë në hotele e ka pasur Rajoni i Pejës, me 10 868 vizitorë dhe gjithsej 32 372 net-qëndrime.

Sipas statistikave, pjesa më e madhe e vizitorëve të huaj që kanë qëndruar në hotelet e Kosovës kanë ardhur nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz