back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaLajmeMjeku: Mosnënshkrimi i kontratës mund të çojë në shkyçje nga ujësjellësi

Mjeku: Mosnënshkrimi i kontratës mund të çojë në shkyçje nga ujësjellësi

Të ngjajshme

Transportuesit e linjës Prizren – Prishtinë kërkojnë masa kundër transportit ilegal

Kompanitë transportuese që operojnë ligjërisht në linjën Prizren –...

Laurent Xhylani, “Ylli i Javës” në Superligë

Laurent Xhylani është zgjedhur futbollisti më i mirë i...

Zhvillimet e fundit politike, Komisionerja Kos anulon vizitën e planifikuar në Kosovë

Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, ka anuluar vizitën...

Spalletti u jep pushim lojtarëve, vetëm Zhegrova paraqitet në stërvitje

Futbollisti kosovar Edon Zhegrova ka treguar një nivel të...

Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka bërë thirrje që të gjithë konsumatorët që furnizohen nga sistemi publik i ujësjellësit të nënshkruajnë kontratat për shërbime me kompaninë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, Mjeku tha se këto kontrata rregullojnë marrëdhëniet juridike ndërmjet kompanisë dhe konsumatorëve, duke përcaktuar të drejtat dhe obligimet e të dyja palëve.

Sipas saj, çdo konsumator që është i kyçur në sistemin publik të ujësjellësit është i obliguar ta nënshkruajë kontratën.

“Me këtë kontratë përcaktohen të gjitha të drejtat dhe obligimet mes kompanisë dhe konsumatorit. Konsumatori që nuk e nënshkruan kontratën do të marrë një afat ligjor prej rreth 10 ditësh, dhe nëse nuk e nënshkruan, mund të shkyçet nga furnizimi me ujë të pijshëm”, tha Mjeku.

Ajo bëri me dije se deri më tani janë nënshkruar mbi 70 mijë kontrata, ndërsa kompania furnizon me ujë mbi 180 mijë konsumatorë.

Mjeku shtoi se kontratat u janë dërguar konsumatorëve përmes postës, inkasantëve ose mund të nënshkruhen në pikat e arkëtimit dhe në zyrat për konsumatorë të kompanisë.

Duke folur për konsumatorët që kanë borxhe të papaguara, Mjeku tha se kompania fillimisht dërgon disa vërejtje para se të ndërmarrë masa për shkyçje nga rrjeti i ujësjellësit.

“Para se të shkyçet një konsumator, ne dërgojmë të paktën tri vërejtje. Ata që duan marrëveshje mund ta rregullojnë borxhin duke paguar fillimisht 10 për qind të shumës totale dhe pjesën tjetër ta riprogramojnë në këste nga 12 deri në 36 muaj pa kosto shtesë”, tha ajo.

Ajo theksoi se niveli i liqeneve akumuluese Liqeni i Batllavës dhe Liqeni i Badovcit është në gjendje të kënaqshme, gjë që pritet të garantojë furnizim të qëndrueshëm me ujë deri në fund të vitit 2026.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz