Fatos Geci, deputet i Lëvizjes “Guxo”, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar rreth presidentes Vjosa Osmani.
Reagimi i tij vjen pasi deputeti Haxhi Avdyli dha dorëheqje nga “Guxo”, duke deklaruar se presidentja Osmani është linçuar.
Sipas Gecit, ai do të flasë më gjerësisht për Osmanin pas 4 prillit, kur asaj i përfundon mandati si presidente.
“Kam shumë për të thënë, por do të flas pas datës 4 prill, atëherë kur viktimizimi të marrë fund. Deri atëherë, e vërteta do ta presë momentin e saj”, tha Geci. /Lajmi.net/