back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaLajmeKryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel

Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel

Të ngjajshme

Mjeku: Mosnënshkrimi i kontratës mund të çojë në shkyçje nga ujësjellësi

Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU “Prishtina”, Arjeta...

PDK respekton çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese

Dje, Gjykata Kushtetuese nxori vendimin për caktimin e masës...

Netanyahu: Fundi i regjimit iranian varet nga vullneti i iranianëve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se përmbysja e regjimit...

Dy yje nuk u stërviten me Chelsean, dyshohet se do të mungojnë ndaj PSG-së?

Skuadra e Chelseat është duke u përgatitur për ndeshjen...

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, do të zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare në Bruksel në cilësinë e kreut të diplomacisë shqiptare, më 10–11 mars 2026.

Gjatë kësaj vizite, ministri Hoxha do të pritet nga Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, si dhe nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos.

Në fokus të takimeve do të jetë partneriteti në rritje mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, si dhe angazhimi për përparimin e mëtejshëm në përmbushjen e kalendarit ambicioz për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027.

Me ftesë të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Hoxha do të jetë ndër folësit kryesorë në panelin me titull “Fuqizimi i BE përmes Zgjerimit”, në kuadër të Konferencës së Ambasadorëve.

Diskutimet do të përqendrohen në mënyrat se si procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian mund të forcojë sigurinë dhe stabilitetin e Unionit, si dhe në rolin e zgjerimit si një investim afatgjatë për të ardhmen e rajonit.

Hoxha do të marrë pjesë gjithashtu në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Belgjikë për të nderuar mësuesit e gjuhës shqipe në Belgjikë dhe Luksemburg, raporton Tv Klan.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz