back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaLajmeNetanyahu mesazh popullit iranian: Ngrihuni kundër regjimit në Teheran

Netanyahu mesazh popullit iranian: Ngrihuni kundër regjimit në Teheran

Të ngjajshme

“Hulku” i Vushtrrisë i çon “selam” drejtoreshës: Pushka top ju baftë

Bujari Muli, i njohur ndryshe si “Hulku” i Vushtrrisë,...

“Nuk dua ta kem më përballë” – i drejtohet Selin, Mirit

Debatet mes Selin dhe Mirit vazhdojnë të jenë të...

Supergol nga Olise, Bayern dyfishon rezultatin ndaj Atalantas (VIDEO)

Bayern Munich e ka dyfishuar rezulatatin ndaj Atalantas. Michael Olise...

Kushtetuesja rrezikon të mbetet pa kuorum, vetëm 7 gjyqtarë janë në detyrë

Me vetëm shtatë gjyqtarë në përbërje, nga nëntë sa...

Profesorët përballë AI-së: Frikë për mendimin kritik

Shumë profesorë në universitete po përpiqen të gjejnë mënyra...

Kryeministri i Izrael, Benjamin Netanyahu, i ka drejtuar një tjetër mesazh popullit të Iran, duke i bërë thirrje të ngrihet kundër regjimit në Teheran.

Në një video-mesazh të publikuar në platformën X, Netanyahu u shpreh se është vetë populli iranian ai që duhet të marrë në dorë fatin e tij dhe të kundërshtojë autoritetet aktuale.

Videoja shoqërohet me muzikë dramatike dhe pamje turmash të bashkuara që mbajnë flamurin historik iranian me Luanin dhe Diellin, si edhe flamurin e Izraelit. Në mesazhin e tij, kryeministri izraelit thekson se vendi i tij synon të “çlirojë Iranin nga zgjedha e tiranisë”, ka transmetuar Panorama.

“Unë besoj se, nëse do të ngriheni në këmbë në momentin e së vërtetës, nuk do të vonojë dita kur Izraeli dhe Irani do të bëhen sërish miq të guximshëm”, deklaroi Netanyahu.

Zyrtarë të Izraelit, përfshirë edhe vetë Netanyahun, kanë deklaruar më parë publikisht se shpresojnë që konflikti i vazhdueshëm në rajon mund të çojë edhe në një ndryshim të regjimit në Iran.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz