BallinaLajmeLiburn Aliu viziton Fadil Fazliun pas kthimit nga Haga, kërkon lirimin e...

Liburn Aliu viziton Fadil Fazliun pas kthimit nga Haga, kërkon lirimin e ish krerëve të UÇK-së

Të ngjajshme

Miliona në lojë: Sa përfiton Kosova nëse kualifikohet në Kupën e Botës 2026?

Kombëtarja e Kosovës është vetëm disa hapa larg një...

Ademi: Sonte kryeqyteti i Sllovakisë frymon shqip

Në prag të sfidës historike të Kosovës ndaj Sllovakisë,...

Granit Plava: E kam dëgju krismën, Naimi ma ka gju armën edhe më tha ik shpejt, zhduku

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet seanca...

Agim Ademi: Jemi diku 8 mijë tifozë në Bratisllavë!

Agim Ademi ka folur për mediat në Bratisllavë, pasi...

Ish-ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se ka vizituar Fadil Fazliu, i cili së fundmi është kthyer nga Haga.

Aliu i ka uruar atij shëndet dhe lirimin e plotë, si dhe ka shprehur mbështetje për bashkëluftëtarët e tjerë që po mbahen në paraburgim në Kosovo Specialist Chambers.

“Në vizitë te Fadil Fazliu që sapo na erdhi nga Haga. I urojmë shëndet dhe lirim të plotë bashkë me shokët që po mbahen padrejtësisht në Hagë”, ka shkruar Aliu.

Ai gjithashtu theksoi se lufta çlirimtare e popullit të Kosovës mbetet themeli i lirisë së vendit.

“Lufta çlirimtare e popullit tonë është themeli i lirisë sonë dhe çdo sulm mbi të është sulm mbi të gjithë ne”, ka shkruar Aliu në postimin e tij. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz