BallinaLajmeBegaj: Gratë me sakrificat e tyre mbajnë gjallë shpirtin e kombit

Begaj: Gratë me sakrificat e tyre mbajnë gjallë shpirtin e kombit

Të ngjajshme

Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten

Presidentja, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën që forcat serbe...

Çfarë përmbajnë planet për paqe me Iranin?

Plani i Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës me...

Borë në Kroaci – pritet të bjerë edhe në disa vende të Ballkanit

Bora ka mbuluar disa pjesë të Kroacisë, dhe pritet...

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, presidenti Bajram Begaj, përcolli një mesazh urimi dhe vlerësimi për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, i shoqëruar me një këngë kushtuar gjyshes, Begaj theksoi se gratë me sakrificat dhe dashurinë e tyre, mbajnë gjallë shpirtin e familjes dhe kombit shqiptar.

“Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave shqiptare! Me forcën, sakrificat dhe dashurinë tuaj, ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit. Respekt dhe mirënjohje për çdo nënë, motër dhe bijë që e bën Shqipërinë më të mirë çdo ditë”, shkruan Begaj.

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, festohet sot në të gjithë botën, për të nderuar dhe respektuar figurën e gruas. Kjo ditë e veçantë i kushtohet vlerësimit të rolit dhe kontributit të grave në shoqëri, si dhe reflektimit mbi të drejtat dhe barazinë gjinore. Në Shqipëri festa e gruas është kthyer në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz