back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaSportFlick e vlerëson lart Pedrin: Ai i bën të gjithë më të...

Flick e vlerëson lart Pedrin: Ai i bën të gjithë më të mirë

Të ngjajshme

Netanyahu: Fundi i regjimit iranian varet nga vullneti i iranianëve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se përmbysja e regjimit...

Dy yje nuk u stërviten me Chelsean, dyshohet se do të mungojnë ndaj PSG-së?

Skuadra e Chelseat është duke u përgatitur për ndeshjen...

​Mbrëmje spektakli në Ligën e Kampionëve

Mbrëmja e sotme sjell emocione të mëdha në fazën...

Gjendet mbetjet mortore në Rahovec, dyshohet t’i përkasin luftës në Kosovë

Janë gjetur eshtra mortore në Rahovec e që dyshohet...

FC Barcelona mori një fitore shumë të rëndësishme në garën për titull në La Liga të shtunën, pasi mposhti Athletic Club me rezultat 1:0 në stadiumin San Mamés Stadium.

Presioni mbi katalanasit ishte i madh pas fitores së Real Madrid 24 orë më parë, por ata arritën të përgjigjen në mënyrën më të mirë.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, në konferencën për media pas ndeshjes, dha vlerësimin e tij për përballjen në Bilbao dhe u shpreh shumë i kënaqur me mënyrën se si skuadra e tij reagoi në këto rrethana.

“Nuk është e lehtë të luash këtu. Mendoj se duhej të menaxhonim minutat pas ndeshjes së së martës. E vlerësoj shumë këtë fitore. Gjithashtu kemi dalë nga kjo ndeshje pa pësuar gol. Kur luajmë me stilin tonë, gjithçka funksionon mirë. Varet nga i gjithë ekipi, sepse ne mbrohemi të gjithë bashkë. Një ndeshje pa pësuar gol të jep besim dhe ndihmon filozofinë tonë.”

Flick shtoi se është gjithmonë krenar për lojtarët e tij dhe për atmosferën që ekziston në skuadër.

“Unë jam gjithmonë krenar për lojtarët e mi. Ky ekip ka një atmosferë të veçantë dhe e vlerësoj shumë këtë. Vlerësoj mënyrën se si ata qëndrojnë bashkë, sjelljen e tyre… gjithçka është fantastike. Jam i lumtur dhe më pëlqen ajo që shoh. Pas ndeshjes me Atlético Madrid pashë një qëndrim shumë të mirë dhe kjo është ajo që kërkoj. Ata janë të përqendruar në stërvitje. Nuk është e lehtë të fitosh në këtë stadium, përballë një ekipi fantastik dhe tifozëve të tyre. Dhe ne e mbyllëm ndeshjen pa pësuar gol.”

Trajneri gjerman u pyet edhe për paraqitjen e disa lojtarëve të tij. Pedri hyri në lojë në vend të Marc Bernal në pjesën e dytë, pasi ky i fundit kishte pasur disa probleme gjatë pjesës së parë në San Mamés.

“Pedri i bën të gjithë më të mirë. Ai e ndryshoi lojën dhe lidhi shumë mirë aksionet. Edhe Dani Olmo luajti më mirë në pjesën e dytë. Por më e rëndësishmja është se të gjithë luftuan si një ekip i vetëm.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz