back to top
Sunday, March 8, 2026
BallinaSportPep Guardiola jep ‘sinjale’ rreth të ardhmes së tij te City

Pep Guardiola jep ‘sinjale’ rreth të ardhmes së tij te City

Të ngjajshme

Audi me telashe me modelin A8?

Gjërat po ndryshojnë në tregun e makinave luksoze. Mercedes kohët...

Klubi i Karatesë “Fuati” triumfon në Kampionatin Shtetëror të Kosovës

Sot në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë u zhvillua...

Pep Guardiola ka premtuar se Manchester City do të jetë “më i mirë” sezonin e ardhshëm, duke lënë një sinjal të qartë për të ardhmen e tij në klub.

Shpresat e Cityt për të fituar titullin në Premierligë po zbehen ndërsa sezoni po i afrohet fazës përfundimtare.

Skuadra e Guardiolës renditet e dyta, por barazimi në mesjavë ndaj Nottingham Forest i ka lënë shtatë pikë pas Arsenalit, megjithëse City ka një ndeshje më pak.

Gjatë gjithë sezonit ka pasur spekulime për të ardhmen e trajnerit spanjoll.

Edhe pse kontrata e tij aktuale zgjat edhe pak më shumë se një vit, është përfolur se ai mund të largohet këtë verë.

Guardiola foli për problemet e skuadrës këtë sezon dhe premtoi përmirësime në të ardhmen.

“Ne nuk jemi një ekip i kompletuar për të qenë të qëndrueshëm në garë. Kjo është realiteti. Por jemi në një proces me shumë ndryshime. Nëse mësojmë më shpejt dhe asgjë nuk është humbur ende, mund të arrijmë në muajin e fundit me shanse. Por jam i sigurt se sezoni i ardhshëm do të jetë më i mirë. Nuk kam dyshime për këtë”, tha ai.

Megjithatë, trajneri nuk hezitoi të kritikojë edhe kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve, duke drejtuar gishtin nga Federata Angleze dhe Premierliga.

“Televizionet vendosin orarin sepse thonë se paguajnë shumë para. Mirë, shumë faleminderit për paratë, jeni shumë të sjellshëm. Por kështu është,” tha ai me ironi.

Pas ndeshjes së FA Cup kundër Newcastle, City do të rikthejë vëmendjen te Liga e Kampionëve, ku është shortuar sërish përballë gjigantëve spanjollë të Real Madridit në fazën e 1/8-ave.

Më pas, City do të vazhdojë garën për titull në kampionat me një transfertë ndaj West Ham United fundjavën e ardhshme./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz