Julian Brandt do të largohet nga Borussia Dortmundi.
Kjo vjen pasi që Brandt dëshiron një sfidë të re jashtë gjigantit gjerman.
Këtë e konfirmoi legjenda dhe tashmë drejtor tek “Verdhezinjtë”, Lars Ricken ku njoftoi se ai do të largohet si lojtar i lirë.
Brandt, ju kishte bashkuar Dortmundit nga Bayer Leverkuseni në vitin 2019, ku deri më tani ka bërë 297 paraqitje dhe ka shënuar 56 gola e 68 asistime.
Ai ka arritur të fitojë trofe me Dortmundin, atë të “DFB Pokal”, Superkupën Gjermane si dhe ka arritur finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2024.