BallinaShowBizSunny Hill Festival 2026 po vjen, biletat Believers tani janë në shitje!

Sunny Hill Festival 2026 po vjen, biletat Believers tani janë në shitje!

Të ngjajshme

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri “në sinkron” me stilin

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë tërhequr sërish vëmendjen...

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës...

Në krye me Muriqin, Mallorca merr tre pikë të mëdha

Mallorca ka marr tre pikë të rëndësishme në garën...

Sot nis zyrtarisht kapitulli i ri për Sunny Hill Festival 2026. Me daljen në shitje të biletave Believers, festivali hap fazën e parë për edicionin e vitit 2026, duke ftuar fansat më besnikë të bëhen të parët që sigurojnë vendin e tyre në një nga festivalet më të përfolura të Evropës për tre vjet rresht. 

Believers janë tradicionalisht grupi i parë i biletave dhe ofrojnë çmimin më të ulët për gjithë edicionin e festivalit me qasje në të gjitha skenat, duke shpërblyer ata që besojnë në përvojën e Sunny Hill përpara se të zbulohet lineup-i i artistëve. Programi i plotë i këtij edicioni do të publikohet pasi të përfundojë kjo fazë e biletave – një moment që çdo vit shndërrohet në një nga zbulimet më të shumëpritura të verës dhe festivaleve në gjithë Evropën Juglindore dhe përtej.

Pas një edicioni rekord vitin e kaluar, Sunny Hill Festival hyn në vitin 2026 me plane edhe më të mëdha. Në vitin 2025 festivali mirëpriti pjesëmarrës nga mbi 60 vende të botës, duke gjeneruar rreth 22 milionë euro ndikim direkt ekonomik për Kosovën dhe duke çuar kapacitetet e akomodimit në vend në gati 99% të rezervuara gjatë ditëve të festivalit.

Rritja e festivalit ka qenë e qëndrueshme çdo vit, me një zgjerim që në disa edicione ka arritur deri në 30%, duke e kthyer Sunny Hill në një nga ngjarjet kulturore dhe muzikore me ndikimin më të madh në rajon.

Ky sukses është reflektuar edhe në vlerësimet ndërkombëtare: për tre vite radhazi, Sunny Hill Festival është renditur ndër Top 10 festivalet më të mira në Evropë (katëgorinë mid-size), sipas Shoqatës Evropiane të Festivaleve të Muzikës me seli në Holandë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz