back to top
Thursday, March 5, 2026
BallinaLajmeEkstradohet nga Britania drejt Shqipërisë, anëtari i grupit të Laert Haxhiut

Ekstradohet nga Britania drejt Shqipërisë, anëtari i grupit të Laert Haxhiut

Të ngjajshme

Caktohet masa e paraburgimit për Mossin dhe dy të tjerë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës...

Si raportoi gazeta Washington Post për sulmin në Prekaz 28 vite më parë`?

28 vite më parë ndodhi sulmi ndaj familjes Jashari...

Këshilli Gjyqësor i Kosovës i bën një propozim presidentes Osmani

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, pas paraqitjes së raportit nga...

SHBA-ja anulon miqësoren me Shqipërinë, shkaku i situatës në Lindje të Mesme

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se...

Irani kërcënon vendet e BE-së

Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme të Iranit i...

Lorenc Lala, i njohur edhe si Kristian Lala dhe Ilir Lamberti, 49 vjeç, lindur në Lushnje, është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë.

Lala ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, me vendim Nr. 691, datë 01.10.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale: “Vrasje për gjakmarrje”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në bashkëpunim, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Lala dyshohet se ka bashkëpunuar me Laert Haxhiun, Artan Tafanin, Lulzim Spahijan, Enriko Xhahysan dhe Bledar Berberin për të kryer vrasjen e Albi Bashaliut, më 27 dhjetor 2021 në Gjocaj, Peqin. Ai dyshohet se ka siguruar armët dhe mjetet e transportit për grupin kriminal, si dhe largimin nga vendi i ngjarjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz