Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar propozimin e Lëvizja Vetëvendosje që Glauk Konjufca të jetë kandidat për president të vendit.
Abdixhiku theksoi se mënyra se si po zhvillohet procesi për zgjedhjen e presidentit nuk është ajo për të cilën, sipas tij, ishte rënë dakord më herët, raporton lajmi.net
Ai tha se LDK-ja ka insistuar që kandidati për këtë post të jetë figurë konsensuale dhe jo person me përkatësi të theksuar partiake.
“Ky nuk është proces me të cilin jemi marrë vesh. Kemi thënë që nuk duhet të ketë imponime dhe nuk duhet të ketë kandidatë me librezë partiake. Është thënë që duhet të ketë kandidat konsensual, por kjo nuk duket si konsensus. Gara nuk jep zgjidhje, por vetëm zgjedhje. Presidenti nuk është çështje e një gare partiake dhe as çështje e 61 votave, por e unitetit nacional brenda Republikës së Kosovës”, deklaroi Abdixhiku./Lajmi.net/