back to top
Thursday, March 5, 2026
BallinaLajme“Ka me marrë vesh krejt bota” – Bekim Jashari emocionon me fjalët...

“Ka me marrë vesh krejt bota” – Bekim Jashari emocionon me fjalët që ia kishte thënë babai i tij Hamëza

Të ngjajshme

Egli Tako nga Turqia: “Shpëtuam pa raketë!”

Këngëtarja Egli Tako ka ndarë momentin e fundit të...

Influencerja poston “atmosferë të mrekullueshme” në plazhet e Dubait, sulmohet nga fansat

Një influencere është kritikuar ashpër pasi ka postuar skena...

Çfarë super-lajmi, Kosova dhe Shqipëria do ta organizojnë bashkë Evropianin

Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV) e ka miratuar unanimisht...

Nis monitorimi i çmimit të karburantit në Kosovë

Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës ka njoftuar se ka...

Bekim Jashari, i biri i heroit Hamëz Jashari, në Ditën e Epopesë së UÇK-së ka kujtuar bisedën e fundit që kishte me babanë e tij.

Bekim Jashari, me anë të një shkrimi në Facebook, tregon se pak ditë pas masakrës së Qirezit dhe Likoshanit, një ngjarje që e kishte prekur thellë Hamëzën, e kishte pyetur se si qëndronin me armatim.

“Sa do të mund të qëndrojmë, nuk e di, se ata kanë me na sulmu me krejt çka kanë. Por një gjë po ta them: Qysh ka thënë Tahir Meha, kur të vdes unë, kanë me shkru shtatë gazeta… Unë po të them, ka me marrë vesh krejt bota çka ka me ndodhë këtu”, citon babanë Hamëz Jasharin, Bekimi.

“Dhe ashtu ndodhi. Beteja e 5, 6 dhe 7 marsit në Prekaz tronditi ndërgjegjen e botës demokratike dhe e bëri të pamundur që e vërteta për Kosovën të mbetej e heshtur. Në të njëjtën kohë, ajo zgjoi dhe bashkoi edhe më shumë popullin e Kosovës, i cili u mobilizua me vendosmëri drejt luftës çlirimtare”, vijon shkrimi i tij.

Postimi i plotë i Jasharit, pa ndërhyrje:

Bisedën e fundit me familjen në Prekaz e kisha më 3 mars 1998, pak ditë pas masakrës së Qirezit dhe Likoshanit, një ngjarje që e kishte prekur thellë babushin.

E pyeta si qëndronin me armatim dhe ai m’u përgjigj:

“Sa do të mund të qëndrojmë, nuk e di, se ata kanë me na sulmu me krejt çka kanë.

Por një gjë po ta them:

Qysh ka thënë Tahir Meha, kur të vdes unë, kanë me shkru shtatë gazeta…

Unë po të them, ka me marrë vesh krejt bota çka ka me ndodhë këtu.”

Dhe ashtu ndodhi. Beteja e 5, 6 dhe 7 marsit në Prekaz tronditi ndërgjegjen e botës demokratike dhe e bëri të pamundur që e vërteta për Kosovën të mbetej e heshtur. Në të njëjtën kohë, ajo zgjoi dhe bashkoi edhe më shumë popullin e Kosovës, i cili u mobilizua me vendosmëri drejt luftës çlirimtare.

Ajo rrugë ishte e dhimbshme dhe plot sakrifica, por ishte rruga e drejtë që në fund u kurorëzua me lirinë dhe çlirimin e vendit tonë.

Ky ishte çmimi i lirisë sonë.

Lavdi Kryekomandantit Adem Jashari.

Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të lirisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz