back to top
Thursday, March 5, 2026
BallinaLajmeArrestohen dy të dyshuar për armëmbajtje, në afërsi të një shkolle në...

Arrestohen dy të dyshuar për armëmbajtje, në afërsi të një shkolle në Klinë

Të ngjajshme

Dy persona janë arrestuar në afërsi të një shkolle në Klinë, nën dyshimin  për veprën penale, “Mbajtja nё pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Klinë – me datën 04.03.2026, rreth orës 10:00, patrulla policore që ishte e angazhuar në implementim të një Plani Operativë, në afërsi të SH.M. “Fehmi Agani” në Klinë, kanë vërejtur dy persona të dyshimtë ku pas një kontrolli të përkohshëm për siguri tek të dyshuarit janë gjetur një pistoletë dhe një brisk të cilat janë sekuestruar”, thuhet në njoftim..

Të dyshuarit janë shoqëruar për në Stacionin Policor në Klinë ku janë intervistuar ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari A. H. (viti i lindjes 2004) është ndaluar për 48 orë ndërsa i dyshuari i dytë po ashtu me inicialet A.H. (viti i lindjes 2006) është liruar në procedurë të rregullt.

Armët e konfiskuara janë:

njё (1) Revole Zoraki M 906T

 një (1) karikator

 dy (2) fishek cal. 9mm

 një (1) Brisk 7cm

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz