Një rrahje ka ndodhur më 2 mars në Prishtinë.
Tre persona kanë sulmuar fizikisht një person tjetër.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa tek njëri nga ta është gjetur dhe sekuestruar një paketim me marihuanë dhe një Ipad.
“Prishtinë 02.03.2026 NN. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit më datën e lartcekur dyshohet se kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një paketim me marihuanë si dhe një Ipad. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/