Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, në konferencën për media ka deklaruar se Vjosa Osmanit ia kanë ofruar nënshkrimet për kandidaturën e saj për presidente, por që ajo ka refuzuar.
E deklarata e Nagavcit është demantuar menjeherë nga Presidenca e Kosovës, duke e quajtur gënjeshtër deklaratën e Nagavcit.
“Presidentja Osmani demanton se i janë ofruar nënshkrimet dhe përkrahja nga Lëvizja Vetëvendosje për rizgjedhje si Presidente e Republikës së Kosovës. Kjo është gënjeshtër!”, thuhet në reagimin e presdiencës së Kosovës.