back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajmeNagavci: LVV gati të japë nënshkrimet për të shmangur zgjedhje të reja

Nagavci: LVV gati të japë nënshkrimet për të shmangur zgjedhje të reja

Të ngjajshme

Griezmanni merr vendim nëse do t’i bashkohet ose jo MLS-it

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, duket se do...

Nesër shënohet 28-vjetori i Epopesë së UÇK-së, kjo është agjenda

Gjatë ditës së nesërme shënohet 28 vjetori i Epopesë...

Deputetja e VV-së e sfidon Osmanin, i thotë të shkojë në Kuvend të matet me Konjufcën

Arbëreshë Kryeziu Hyseni, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, është kyçur...

Paracetamoli: Çfarë duhet të dini

Që kur u shfaq në tregun britanik në vitin...

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, Arberia Nagavci, ka deklaruar se gatishmëria e LVV-së për të dhënë nënshkrime tregon qasjen e saj konstruktive dhe vullnetin për të shmangur zgjedhjet e reja.

Sipas Nagavcit, LVV është e gatshme jo vetëm të presë kandidatura të reja, por edhe të sigurojë nënshkrimet e deputetëve të saj për të mbështetur procesin e zgjedhjes së Presidentit, duke kontribuar në stabilitetin politik dhe duke nxitur bashkëpunimin me subjektet e tjera, në këtë rast me PDK dhe LDK.

“Gatishmëria jonë për të dhënë nënshkrime tregon qartësisht qasjen tonë konstruktive dhe vullnetin për të bërë çdo përpjekje që të shmangim zgjedhje të reja. Ne jemi të gatshëm të presim kandidatura të reja dhe të japim nënshkrimet e deputetëve tanë për të evituar një palë zgjedhje,” ka thënë Nagavci.

Deklarata e saj vjen ndërkohë që Kuvendi i Kosovës po përgatitet për seancën për zgjedhjen e Presidentit, në një situatë ku mbetet thelbësore bashkëpunimi ndërpartiak për të siguruar stabilitet institucional. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz