back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajmeÇitaku akuzon Kurtin: Po e shtyn vendin drejt krizës për pushtet total

Çitaku akuzon Kurtin: Po e shtyn vendin drejt krizës për pushtet total

Të ngjajshme

Hoti: Kurti po e përsërit skenarin e vitit 2020, po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti,...

Rashica asiston për Besiktasin në Kupën e Turqisë

Skuadra e Besiktasit është duke fituar 3:0 ndaj Rizesporit...

Milani po e planifikon procesin e rinovimit të kontratës së Leaos

Milan janë duke diskutuar për një zgjerim të kontratës...

Zhvillimet e fundit, VV-ja mban konferencë për media

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të mbajë një...

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë se po e çon vendin drejt një krize të re politike për interesa personale.

Në një postim publik, Çitaku ka deklaruar se tashmë është e qartë që Kurti nuk po kërkon zgjidhje, por “pushtet total”, raporton lajmi.net

Sipas saj, në një kohë kur Kosova ka nevojë për maturi, unitet dhe përgjegjësi shtetërore, kryeministri me vetëdije po e thellon situatën politike.

Ajo ka theksuar se mundësia për marrëveshje dhe për zgjedhjen e Presidentit ka ekzistuar, por sipas saj, Kurti ka zgjedhur përplasjen në vend të kompromisit.

“Por Kurti zgjodhi krizën. Zgjodhi përplasjen. Zgjodhi interesin e tij politik mbi interesin e shtetit”, ka shkruar Çitaku.

Postimi i plotë:

Tashmë është e qartë: Albin Kurti nuk kërkon zgjidhje, por pushtet total.
Në kohën kur Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për maturi, unitet dhe përgjegjësi shtetërore, ai me vetëdije po e shtyn vendin drejt një krize të re politike. Jo sepse nuk kishte rrugëdalje. Përkundrazi, zgjidhja ishte aty. Mundësia për marrëveshje dhe për zgjedhjen e presidentit ekzistonte.
Por Kurti zgjodhi krizën. Zgjodhi përplasjen. Zgjodhi interesin e tij politik mbi interesin e shtetit.
Kosova dhe qytetarët e saj nuk e meritojnë këtë ndëshkim që po ua imponon ai.
Institucionet e shtetit nuk janë pronë e askujt, e aq më pak e një njeriu që e sheh pushtetin si qëllim në vetvete.
Kosova është më e madhe se ambicia e kujtdo./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz