back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajmeÇështja e Presidentit – Tahiri: Kjo është një puç që po instalohet...

Çështja e Presidentit – Tahiri: Kjo është një puç që po instalohet Kosovës nga disa të papërgjegjshëm – e vërteta është se nuk ka kandidat as kandidate

Të ngjajshme

Tomë Gashi pasi LVV-ja kandidoi Konjufcën për President- ‘Keq boll, no coment’

Lëvizja Vetëvendosje ka kandiduar Glauk Konnjufcën për kandidat për...

Hulumtuesi i KDI: Zgjedhjet e reja thellojnë krizën, kostoja rreth 9 milionë euro

Zgjedhjet e reja parlamentare do ta rëndojnë buxhetin e...

Seanca për Presidentin, Haxhiu thërret konferencë për media në orën 18:30

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të mbajë konferencë...

Hykmete Bajrami: Albin Kurti e dëshmoi që është armiku më i madh i këtij vendi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka...

Çitaku akuzon Kurtin: Po e shtyn vendin drejt krizës për pushtet total

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar...

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri është deklaruar pas mbledhjes që e pati ky subjekt.

Tahiri në një prononcim para gazetarëve u shpreh se përgjegjësinë për ta zgjedhur presidentin fillimisht i takon partisë që ka fituar 51 për qind, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi se asnjë nga grupet parlamentare nuk e di se kur do të mbahet seanca.

Tahiri akuzoi VV-në për këtë ngërç dhe tha se shtetit të Kosovës po i bëhet puç nga disa të papërgjegjshëm.

Fjalimi i Besnik Tahirit para mediave:

Grupi Parlamentar i AAK-së sapo e përfundoi një takim. Jemi të obliguar që qytetarëve të Kosovës të ua themi një të vërtetë se çka është duke ndodhur. Ora është 15:25, ende asnjë grup parlamentar nuk ka marr asnjë informacion se a do të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit përderisa kanë mbetur edhe një ditë.”

Qytetarët e Kosovës duhet ta dinë përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit fillimisht i takon partisë parlamentare që i ka fitu 51 për qind. Për këtë 51 përqindësh, me 66 vota e ka marr qeverinë me 19 ministri. Nuk i ka 80 vota për ta bërë presidentin, në mungesë të 80 votave, nuk ka ndodhur një proces politikë për të zgjedhur një kandidat konsesual. Pse nuk ka ndodhur? Ne e kemi ditur se kur është afati i fundit. Nuk ka ndodhur asnjë tryezë politike serioze për të diskutuar profilin e një kandidati potencial president konsesual, për vendosjen e emrave të subjekteve politike, për dakordimin e 2 apo 3 emrave që kanë mundur të shkojnë në votim. Kjo nuk ka ndodhur. Kanë qenë disa takime që kanë qenë 1 me 1, në mënyrë jotransparente, pa llogaridhënie politike. Diskutimi dhe prezantimi para mediave ka qenë i ndryshëm. Sot jemi në një krizë serioze të shtetit të Kosovës, në një krizë që me vetëdije apo pavetëdije shumica parlamentare do ta dërgoj vendin në zgjedhje. Ky eksperimentim nuk është duke ardhur vetëm si rezultat, i një qëndrimi politikë, po i një eksperimentimi të skajshëm të afateve kohore që ne si AAK i kemi adresuar me 21 janar në një letër që i kemi dërguar kryetarit të PDK-së dhe kryetarit të LDK-së, ku kemi paraparë një situatë ku do të diktohet një agjendë dhe ku do të vijmë në një situatë që kemi ardhur sot. Mungesa e procesit politik për t’i dhënë Kosovës një president apo presidente i faturohet vetëm një partie politike, ajo është partia që i ka fituar zgjedhjet, që edhe derisa po flasim nuk e ka vendosur një emër, nuk e ka vendosur një numër të kandidatëve, por e mban në avulli një shtet, një Kosovë. Sa herë që eci në rrugë, pyetja e parë që më bëhet është “allahile Besnik çka po bëhet”. Kjo është një puç që po instalohet Kosovës nga disa të papërgjegjshëm, që këta duan ta zaptojnë institucionin e presidencës, që llogaridhënia të jetë veç te një parti.

Po vijmë në një situatë ku tendencat janë shumë të qarta, ku njl ngërç politik dëshiron të kthehet në interpretim kushtetues vetëm që të zvarritet.

Ky vend ka dhanë shumë me mrri këtë shtet, dhe me mbërri në këtë deregje.

Tendenca është me kthy në interpretim kushtetues dhe me vazhdu zhagitja e me diskutu se kush ka të drejtë.

Cilën seancë? Cilin president?

E vërteta është se nuk ka kandidat e as kandidate. Nuk është Vjosa Osmani. Nuk është asnjë kandidat. Ka veç hipotetika. Qysh ka mundësi Kosova me ardh në këtë pozitë? Qysh ka mundësi që qytetari nuk e di kush është kandidati. Kjo veç për me zhagit. Që opozita të dorëzohet, dhe që një person me librezë të vjen për president./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz