back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajmeSalihaj: Andin Hoti s’është i sigurt nëse do të ishte zgjidhja më...

Salihaj: Andin Hoti s’është i sigurt nëse do të ishte zgjidhja më e mirë për president të Kosovës

Të ngjajshme

Deliu thotë që s’ka votë për ndonjë kandidat të LVV-së për president

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se nuk...

Barcelona jep informacione pë lëndimet e Kounde dhe Balde

Pos eliminimit nga Kupa e Spanjës, Barcelona mbrëmë humbi...

Dërguti: Ish-presidentja Jahjaga mund t’i futet garës sërish 

Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi...

Adem Salihaj, ish-deputet i LDK-së, ka komentuar zhvillimet e fundit politike lidhur me zgjedhjen e presidentit të Kosovës, duke theksuar se LDK ka mundësinë për të arritur një konsensus për presidentin, pasi po ofron dy mundësi për zgjedhje, dhe nuk ka qëndrim bllokues.

Megjithatë, sipas Salihajt, arritja e një marrëveshje mes LDK-së dhe LVV-së për një kandidat të përbashkët është një mundësi, por kjo mund të jetë e vështirë për t’u realizuar.

“Unë mendoj që LDK ka një qëndrim korrekt në këtë rast sepse po ofron dy mundësi për zgjedhjen e presidentit, pra nuk ka qëndrim bllokues, ka mundësi të arrihet një consensus që sipas të gjitha gjasave është i vështirë dhe nuk arrihet, prandaj version tjetër është që LDK dhe LVV të bëjnë një marrëveshje për një kandidant të caktuar për zgjedhjen e presidentit ose të mbetemi pa president dhe të shkojmë në zgjedhje”, ka deklaruar Salihaj në Tëvë1.

Nga LVV, ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, po shqyrtohet nga Lëvizja Vetëvendosje si kandidat i mundshëm për president të Kosovës.

Për këtë, Salihaj tha se emri i Andin Hotit për president nuk është e sigurt nëse ky do të ishte zgjedhja më e mirë për Kosovën.

Sipas Salihajt, Osmani është opsioni më i mirë për Kosovën, pasi sipas tij ajo ka një performancë të mirë në paraqitjet e saj dhe në takimet ndërkombëtare.

“Andin Hoti është një emër i ri, nuk e di ndoshta ka mundësi që të jetë ky president, mendoj që gjithë këto kombinatorika të ndryshme me emra të caktuar nuk janë diçka e mirë për Kosovën sepse një kandidat me të cilën pajtohen dy parti dhe e bëjnë kuorum, nuk është domosdoshmërish që të jetë një kandidat i përshtatshëm për president, mendoj që kjo nuk është në rregull kompromise të tilla nuk duhet të bëhen. Opsioni më i mirë për Kosovën është zonja Osmani, sepse ajo ka një përformancë shumë të mirë në paraqitjet e saj gjithkund në takime ndërkombëtare dhe i ka sjell shumë të mira”, tha ai.

Ai ka shtuar se ndihma e dy partive për një kandidat të përbashkët për të formuar një kuorum nuk është domosdoshmërish një kompromis i shëndetshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz