back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajme“Thirrini mendjes, populli nuk ua fal”- Katër ditë pasi e kërcënoi PDK-në...

“Thirrini mendjes, populli nuk ua fal”- Katër ditë pasi e kërcënoi PDK-në dhe LDK-në, Andin Hoti përmendet si kandidat për President

Të ngjajshme

Dërguti: Ish-presidentja Jahjaga mund t’i futet garës sërish 

Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi...

Lionel Messi me statistika impresionuese, zgjidhet lojtari më vendimtar i vitit 2025

Një vit tjetër, një ndikim i jashtëzakonshëm: Lionel Messi...

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President.

Gazeta Express merr vesh se emri i tij po shqyrtohet nga partia e kryeministrit Albin Kurti, në fund të afatit për zgjedhjen e Presidentit, që përfundon nesër në mesnatë. Djali i veprimtarit dhe intelektualit të zhdukur, Ukshin Hoti sapo është bërë ministër në Qeverinë Kurti 3. Më herët ka qenë kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.

Glauk Konjufca, emri i përmendur dje si opsioni të cilin LVV ka zgjedhur ta propozojë për President, nuk ka pranuar që të përfshihet në një proces pa konsensus mes partive politike dhe ende pa asnjë marrëveshje për kandidatin.

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje do ta mbajë një mbledhje në orën 13:00, ku do të diskutohet për çështjen e Presidentit.

Ditë më parë ministër i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës së UÇK-së, Andin Hoti, ka thënë se nuk mendon se vendi duhet të shkoj në zgjedhje të reja për shkak të presidentit.

Ai ka kërkuar reflektim nga dy partitë më të mëdha opozitare.

Në një intervistë në Tëvë1, ai ka thënë se PDK-ja dhe LDK-ja duhet t`i thërrasin mendjes.

“Besoj se duhet të ketë një thirrje mendjes të spektrit politik që të tejkalojnë këtë problem të panevojshëm. Janë dy subjekte politike të mëdha që kanë ndikim në këtë pikë që duhet t’i thirrin mendjes. Nuk besoj që ua fal populli nëse shkojmë në zgjedhje edhe një herë”, ka thënë Hoti

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz