back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajmeLushtaku: Po shohim që jemi drejt zgjedhjeve të reja – PDK ka...

Lushtaku: Po shohim që jemi drejt zgjedhjeve të reja – PDK ka kandidat të mjaftueshëm, por pa pajtueshmërinë me VV-në s’kemi hapësirë për kandidim

Të ngjajshme

Gjirokastër: Bie një grua nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në  Shtëpinë e...

Prishtina tri ditë aktivitete për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Komuna e Prishtinës ka ftuar qytetarët që të marrin...

Djali i Khameneit u mbijeton disa sulmeve amerikano-izraelite

Djali i liderit të ndjerë suprem të Iranit, Mojtaba...

Zyrtari Presidencial i Turqisë: Raketa e lëshuar nga Irani u neutralizua

Drejtori i Komunikimit Presidencial, Burhanettin Duran, njoftoi se një...

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, është deklaruar lidhur me çështjen e presidentit duke thënë se nga kjo parti kanë qenë të vullnetshëm që të arrihet një zgjidhje e kësaj situate.

Lushtaku ka thënë se po vëren një ‘’lloj arrogance’’ nga LVV’ja, dhe se, përgjegjësia kryesore bie mbi këtë parti.

‘’Kemi qenë të vullnetshëm që të bëjmë një zgjidhje të situatës aktuale politike që rrjedh me zgjedhjen e presidentit, kemi qenë pro një kandidati konsensual, por ja që nuk është arrit ajo figurë që të realizohet dhe propozohet, dhe kemi dhanë edhe propozimet tona si PDK.  Fatkeqësisht shohim një lloj arrogance tek shumica parlamentare që është fituese e zgjedhjeve. Përgjegjësia kryesore i mbetet LVV’së’’, ka thënë ai për media.

Tutje, deputeti i PDK’së deklaroi ‘’me keqardhje’’ se vendi po ‘’sheh’’ zgjedhje të reja, dhe se, lideri i VV’së, Albin Kurti, sipas tij, më shumë ka qenë i angazhuar të fajësoj opozitën se sa të zgjidh probleme reale.

‘’Me keqardhje po shohim që jemi drejt zgjedhjeve të reja, dhe po shohim që Kurti ka qenë me shumë i angazhuar se si t’ia lë fajin opozitës, se sa t’i zgjedh problemet reale të qytetarëve.  Ne çdo iniciativë e shohim të mirëseardhur, por duhet t’i kuptojmë edhe numrat që janë në Kuvendin e Kosovës.  PDK nuk ardh deri të propozimi i asnjë kandidature, ne kemi kandidat të mjaftueshëm, por derisa nuk ka një pajtueshmëri me partinë në pushteti, sigurisht që nuk ka as hapësira as me kandidu, sepse e shohim se është vetëm lojë’’, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz