back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaSportFutbollisti maqedonas thotë se Jasir Asani e shpëtoi nga vdekja pas sulmeve...

Futbollisti maqedonas thotë se Jasir Asani e shpëtoi nga vdekja pas sulmeve në Iran

Të ngjajshme

Eman Rrahmani: Albin Kurti dhe LVV synojnë eliminimin politik të presidentes Vjosa Osmani

Deputeti i PDK-së Eman Rrahmani ka thënë se kryeministri...

Lladrovci: Krenar për Policinë tonë, krenar për rezultatet e punës sonë të përbashkët

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në...

Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së, ndaj Elbert Krasniqit

Prokuroria Speciale ka hedhur poshtë ankesën e Lidhjes Demokratike...

Një dëshmi tronditëse vjen nga futbollisti i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Stefan Ashkovski, i cili ka rrëfyer momentet dramatike që përjetoi në Iran, mes shpërthimeve, kaosit dhe kufijve të mbyllur.

Në një intervistë për Sport1.mk, Ashkovski tregon se për tri ditë me radhë mbeti pa ushqim dhe pa ujë, ndërsa mbi kokë i fluturonin bombat. “Isha vetëm në mes të luftës. Situata ishte e frikshme, me shpërthime, rrënoja dhe panik kudo”, ka deklaruar ai.

Futbollisti thekson se në momentet më të vështira, ndihma erdhi nga ish-shoku i tij i ekipit, Jasir Asani, i cili luan gjithashtu në Iran. “Asani më shpëtoi. Pa të, nuk e di si do të përfundonte gjithçka”, shprehet Ashkovski.

Sipas rrëfimit të tij, ai arriti të largohej nga zona e konfliktit në momentet e fundit, mes vështirësive të shumta dhe pasigurive të mëdha. Ai shton gjithashtu se u ndje i braktisur nga persona brenda klubit iranian Persepolis F.C., duke pretenduar se nuk mori mbështetjen e nevojshme në një situatë kaq të rrezikshme.

Rrëfimi i tij sjell një panoramë të fortë të realitetit të përjetuar nga sportistët që gjenden papritur në zona konflikti, larg familjes dhe pa siguri për jetën e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz