back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajmeÇështja e presidentit/ Kurti pritet të takohet sërish me Abdixhikun dhe me...

Çështja e presidentit/ Kurti pritet të takohet sërish me Abdixhikun dhe me Hamzën

Të ngjajshme

Komisioni për buxhet miraton ndarjen e mjeteve për RTK-në

Me 7 vota për, asnjë kundër e dy abstenime,...

“Nuk më intereson aspak”, Trumpit s’ia ndien nëse Irani merr apo jo pjesë në Botëror

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se nuk e shqetëson...

Gjykata Supreme shfuqizon kufirin e moshës për asistentë në UP

 Gjykata Supreme në çështjen juridike të konfliktit administrativ sipas...

Sot pritet të mbahet seanca e kuvendit për çështjen e presidentit, në një zhvillim që ka nxitur interesim të madh në vend.

Burime të Indeksonlinet, brenda kuvendit, bëjnë të ditur se seanca mund të ftohet në orën 13:00, ose në orët e mbrëmjes.

Sipas burimeve, Kurti paraprakisht pritet të zhvillojë edhe një raund diskutimesh me krerët e opozitës, Bedri Hamzën (PDK) dhe Lumir Abdixhikun (LDK).

Përgjatë ditëve të fundit, takimet e kryeministrit me këta liderë nuk kanë qenë të pakët, por nuk është bërë e ditur nëse është arritur ndonjë dakordim konkret rreth kandidaturës për president/e.

Mbetet të shihet nëse gjatë seancës së sotme do të ketë propozime zyrtare dhe nëse do të arrihet konsensus mes partive parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të shtetit./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz