Dje në ora 16:10, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitare në Vërmicë.
I arrestuari është shtetas i Shqipërisë dhe është arrestuar për shkak se dyshohet se ka hyrë në Kosovë përmes rrugëve malore, transmeton lajmi.net.
Gjatë kontrollit të Policisë i dyshuari nuk ka pasur asnjë dokument me vete.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./lajmi.net/
- Advertisement -