Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare janë improvizime.
Ai shtoi se Kurti po të ishte i interesuar për një kandidat konsensual për president, dialogun do ta fillonte shumë më parë.
“Këtë huti e ka prodhu ky njeri, sepse e ka përmbysur krejt kulturën politike që nga paslufta. Nëse e shikojmë se qysh ka funksionu ky vend edhe kur ka qenë jo me këtë pavarësi por edhe pas pavarësisë…
“Nëse shikon se qysh janë emëru presidentët, ekziston një kulturë e etablume politike. Ku shumica absolute e presidentëve janë zgjedhur në Kuvendin e Kosovës me marrëveshje politike. Ka pas raste kur ka pasur edhe marrëveshje gjithëpërfshirëse edhe ka pasur figura konsensuale.
“Po të ishte i interesuar në kandidat konsensual këtë dialog e kishte filluar para dy muajve, ose para një muajve. Po të kishte qenë i interesuar në emra konsensual, këtë dialog të improvizuar, ka mundur ta fillojë më herët me të gjitha partitë politike”, tha Behrami në KlanKosova.