back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeSerbët vandalizojnë Ambasadën e Kosovës në Berlin me mbishkrime shoviniste, MPJD: Janë...

Serbët vandalizojnë Ambasadën e Kosovës në Berlin me mbishkrime shoviniste, MPJD: Janë njoftuar autoritetet gjermane

Të ngjajshme

Si ndihmoi Inteligjenca Artificiale në eliminimin e Ayatollah Khameneit

Eliminimi fizik i liderit suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei,...

Carrick: Shpresojmë që Shaw dhe Maguire të rikthehen ndaj Newcastle

Manchester United po kalon në një superformë që nga...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar pasi në ambientet e jashtme të Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin janë vendosur etiketa fyese me përmbajtje shoviniste në gjuhën serbe mbi pllakatin identifikues të objektit.

Sipas njoftimit, mbishkrimet përmbanin slogane nacionaliste dhe nxitëse, përfshirë mesazhe si “Nuk ka dorëzim”, “Kosova është Serbi” si dhe thirrje të tjera me konotacion propagandistik dhe përçarës, transmeton lajmi.net.

Menjëherë pas identifikimit të rastit, Ambasada ka njoftuar autoritetet kompetente në Gjermani. Policia gjermane është informuar dhe pritet të ndërmarrë veprimet përkatëse në vendngjarje, duke përfshirë hetimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës.

MPJD ka dënuar fuqishëm aktin, duke e cilësuar si vandalizëm dhe gjuhë urrejtjeje, si dhe një përpjekje për të cenuar përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës. Sipas Ministrisë, veprime të tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me normat dhe konventat ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë e misioneve diplomatike, si dhe dëmtojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit ndërmjet shteteve.

Në reagim theksohet se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj promovimit të paqes, dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, duke vazhduar ushtrimin e misionit diplomatik në përputhje të plotë me parimet dhe standardet ndërkombëtare.

Reagimi i plotë: 

Reagim nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se sot, në ambientet e jashtme të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, janë vendosur etiketa fyese dhe me përmbajtje shoviniste në gjuhën serbe mbi pllakatin identifikues të objektit.
Mbishkrimet e vendosura përmbajnë slogane nacionaliste dhe nxitëse, përfshirë mesazhe si “Nuk ka dorëzim”, “Kosova është Serbi” dhe thirrje të tjera me konotacion propagandistik dhe përçarës.

Menjëherë pas identifikimit të këtij akti, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ka njoftuar autoritetet kompetente gjermane. Policia gjermane është informuar dhe pritet të ndërmarrë veprimet përkatëse në vendngjarje, përfshirë hetimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësve.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon fuqishëm çdo akt vandalizmi, gjuhë urrejtjeje dhe çdo përpjekje për të cenuar përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës. Veprime të tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me normat dhe konventat ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë e misioneve diplomatike si dhe dëmtojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit ndërmjet shteteve.

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj promovimit të paqes, dialogut, bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira ndërkombëtare, duke vazhduar të ushtrojë misionin e saj diplomatik në përputhje të plotë me parimet dhe standardet ndërkombëtare./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz