back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeOperacion i përbashkët në Prizren/ Kontrolle të shtuara ndaj automjeteve të transportit

Operacion i përbashkët në Prizren/ Kontrolle të shtuara ndaj automjeteve të transportit

Të ngjajshme

Muxhahedinët reagojnë për lajmet e sulmit raketor iranian në Shqipëri

Lajmet e publikuara së fundmi nga Irani për mundësinë...

Dy kandidatë në garë për kryetar të Odës së Mjekëve të Kosovës

Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) ka njoftuar se...

Rodrygo pëson këputje të ligamentit ACL, humb Kupën e Botës

Sulmuesi brazilian i Real Madrid, Rodrygo, ka pësuar një...

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor (NJRTR) në Prizren, në bashkëpunim me inspektorët e Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), ka realizuar një aktivitet të përbashkët kontrolli në terren.

Aktiviteti përfshiu asistimin e inspektorëve të MMPHI-së gjatë matjes së automjeteve me peshore, patrullimin në zonën e përgjegjësisë, si dhe kontrollin e automjeteve që transportojnë mallra dhe pasagjerë, duke përfshirë verifikimin e dokumentacionit përkatës.

Sipas njoftimit, si rezultat i kontrolleve të kryera gjatë 2 marsit 2026:

Janë shqiptuar gjithsej 36 gjoba dhe fletëparaqitje për kundërvajtje.

Gjobat kanë qenë nga shuma më të ulëta deri në 600 euro, varësisht nga natyra e shkeljes.

Masat ndëshkuese janë aplikuar si ndaj drejtuesve të mjeteve, ashtu edhe ndaj personave juridikë, përkatësisht subjekteve afariste.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe mbrojtjen e mjedisit, duke vazhduar bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse për të garantuar rend dhe siguri për të gjithë qytetarët./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz