back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeEksperti i kriminalistikës thotë se nuk i ekzaminoi të gjitha faqet e...

Eksperti i kriminalistikës thotë se nuk i ekzaminoi të gjitha faqet e një dokumenti që iu kërkua nga Prokuroria

Të ngjajshme

Eksperti i kriminalistikës, Koen Herlaar ka pohuar se Prokuroria i ka kërkuar ekzaminimin e një dokumenti mbi bazën e mikrotipeve për të vërtetuar se nga cili printer është bërë kopje.

Institucionit kërkues, sipas dëshmitarit, kërkoi që të bëjë ekzaminimin e një dokumenti mbi bazën e mikropikave.

Dëshmitari tha se nuk janë ekzaminuar të gjitha faqet e dokumentit. Pra, ai tha se nga dhjetë faqe, i kanë ekzaminuar vetëm tri prej tyre.

Herlaar pohoi se është arsyetim i arsyeshëm të thuhet që fletët që nuk janë ekzaminuar, ka mundësi të jenë printuar nga një printer tjetër.

“Po është e mundshme”, tha ai.

Në seancë u pohua se dokumenti ka pasur 5 fletë me kopje në të dy anët dhe se dëshmitari ka ekzaminuar vetëm faqen e parë dhe të dytë të fletës së parë, si dhe faqen e parë të fletës së dytë.

Këto përgjigje, dëshmitari i dha fuke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Bashkim Smakajt, Jonathan Elystan Rees. Një pjesë e konsiderueshme e pyetjeve të Prokurorisë për këtë dëshmitar, janë dëgjuar në seancë private për publike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz