back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaSportTaremi s’shkon në luftë, vjen reagimi zyrtar nga Olympiacosi

Taremi s’shkon në luftë, vjen reagimi zyrtar nga Olympiacosi

Të ngjajshme

Jasir Asani largohet nga Irani shkaku i luftës: Faleminderit klubit që më ndihmoi!

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani është larguar...

Mustafa pas mbledhjes së GP të LDK-së: Zgjedhjet janë të panevojshme në këtë fazë

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa pas mbledhjes së Grupit...

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, DhTIK paralajmëron pasoja ekonomike

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka shpreh shqetësimin...

Zëvendëskryetari i Olympiacosit, Kostas Karapapas, ka reaguar publikisht ndaj raportimeve që pretendonin se Mehdi Taremi është i gatshëm të shkojë në luftë, duke i cilësuar ato si lajme të pavërteta.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Karapapas theksoi se informacionet e publikuara nuk qëndrojnë dhe bëri thirrje për përgjegjësi dhe respekt në trajtimin e çështjeve të ndjeshme, shkruan Indeksonline

“Viktima e parë e luftës është gjithmonë e vërteta. Mos u besoni lajmeve të rreme. Le të tregojmë respekt si për sportistët, ashtu edhe për të gjithë njerëzit, atdheu i të cilëve është përfshirë nga flakët. Po flasim për një çështje që prek çdo vend të botës dhe ndikon në gjithë planetin”, u shpreh ai.

Ai shtoi gjithashtu se është e pamundur të kontrollohet çdo informacion që qarkullon në rrjet, duke nënvizuar vështirësinë në ndalimin e përhapjes së lajmeve të pakonfirmuara.

“Fatkeqësisht, nuk është e mundur të ndjekësh çdo gjë që shkruan secili person që ka dëshirë të publikojë diçka, apo të parandalosh përhapjen e tyre”, thuhet në reagim.

/Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz