back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeSituata në Lindjen e Mesme, Shqipëria paralajmëron qytetarët të shmangin udhëtimet

Situata në Lindjen e Mesme, Shqipëria paralajmëron qytetarët të shmangin udhëtimet

Të ngjajshme

Mustafa pas mbledhjes së GP të LDK-së: Zgjedhjet janë të panevojshme në këtë fazë

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa pas mbledhjes së Grupit...

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, DhTIK paralajmëron pasoja ekonomike

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka shpreh shqetësimin...

​Shtrenjtohet nafta, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë paralajmëron pasoja ekonomike

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) shpreh shqetësimin...

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka këshilluar shtetasit shqiptarë të shmangin çdo udhëtim drejt vendeve të rajonit pas përshkallëzimit ushtarak në rajonin e Lindja e Mesme.

Kjo ministri njëherësh këshillon qytetarët që ndodhen në rajon të tregojnë vigjilencë maksimale dhe të shqyrtojnë mundësinë e largimit përmes linjave ajrore, për aq kohë sa ato vijojnë të jenë funksionale.

“Në rast të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës së sigurisë, mbyllja e hapësirës ajrore në një perimetër më të gjerë sesa vendet e prekura deri tani mbetet një mundësi reale, dhe fluturimet mund të anulohen pa paralajmërim. Për çdo çështje që lidhet me fluturimet, qytetarët këshillohen të kontaktojnë drejtpërdrejt kompanitë ajrore përkatëse”.

“Autoritetet shqiptare janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të informojnë në kohë reale për çdo zhvillim të ri”, thuhet mes tjerash në një njoftim të kësaj ministrie.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz