back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeShahini: Konflikti në Lindjen e Mesme rrezikon tregjet globale dhe godet drejtpërdrejt...

Shahini: Konflikti në Lindjen e Mesme rrezikon tregjet globale dhe godet drejtpërdrejt ekonominë e Kosovës

Të ngjajshme

Aro Muric futet në formacionin e javës në Serie A, ishte “hero” i Sassuolos

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric është futur...

Klodi e konfirmon, ja çfarë tha për të dashurën

Në post “Big Brother”, Klodian Mihaj, e pranon se...

Dua Lipa mahnit në “Brit Awards”, performanca fantastike në skenë

Edhe pse “Brit Awards” ka mbaruar këtë fundjavë, nuk...

Tottenhami e rrezikon rënien nga liga, në kontratat e lojtarëve përmendet ulja e rrogave

Klubi anglez Tottenham ndodhet në një situatë shumë të...

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka paralajmëruar për pasojat ekonomike që mund të sjellë përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, duke theksuar se Kosova është veçanërisht e cenueshme për shkak të mungesës së rezervave shtetërore të energjisë.

Shahini tha se situata aktuale në Lindjen e Mesme po ç’rregullon tregjet në mbarë botën, ndërsa ndikimi në Kosovë pritet të jetë edhe më i ndjeshëm.

“Situata aktuale në Lindjen e Mesme do të ç’rregullojë tregje në tërë botën e sidomos në Kosovë, ku ne nuk kemi rezerva të energjisë së lëngët, që është nafta, dhe sot ka pasur lëvizje të çmimit të naftës”, u shpreh ai për FrontOnline.

Sipas tij, këto zhvillime dëshmojnë rëndësinë jetike të krijimit të rezervave shtetërore.

“Kjo tregon se sa janë të rëndësishme rezervat shtetërore për të mbajtur qytetarin me rezerva. Luftërat e paparapara bëjnë ç’rregullime globale ekonomike dhe këto i paguajnë qytetarët kudo që janë”, theksoi Shahini.

Ai shtoi se një pjesë e madhe e furnizimit botëror me naftë vjen nga shtetet arabe dhe se aktualisht ekziston rrezik serioz për zinxhirin e furnizimit, për shkak të pasigurisë në transportin detar.

“Shtetet arabe furnizojnë pothuajse një përqindje të madhe të botës me naftë dhe tash është rrezikuar furnizimi përmes tankerëve, gjë që ndikon drejtpërdrejt në rritjen e kostove”, deklaroi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz