back to top
Monday, March 2, 2026
BallinaLajmeProkuroria konfirmon sulmin ndaj gazetarit Burim Pacolli, nisin hetimet për identifikimin e...

Prokuroria konfirmon sulmin ndaj gazetarit Burim Pacolli, nisin hetimet për identifikimin e autorëve

Të ngjajshme

Eman Rrahmani: E vlerësoj punën e presidentes Osmani, por votoj si PDK-ja

Deputeti Eman Rrahmani, në një lidhje direkte në emisionin...

1% shancë, 99% besim/ Raphinha optimist për ndeshjen ndaj Atleticos

Barcelonën e pret një ndeshje e vështirë nesër. Ata do...

Rikthimi i Mentals

Pamjet hapëse të dokumentarit Live It Up: The Mental...

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se sot, rreth orës 16:00, është pranuar informacioni për një sulm fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli.

Në komunikatë theksohet se menjëherë pas pranimit të informacionit, Prokurori kujdestar ka ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës për të nisur hetime intensive. Qëllimi i këtyre veprimeve është identifikimi i personave të dyshuar, përfshirë reperin Mossi dhe disa të tjerë, si dhe sigurimi i provave të nevojshme për zbardhjen e rastit.

Derisa aktualisht, organet e rendit po zhvillojnë hetime intensive dhe koordinohen ngushtë me Prokurorin e Shtetit. Për shkak të fazës së hershme të hetimit dhe për të ruajtur integritetin e procesit, detaje të tjera nuk mund të bëhen publike në këtë moment.

Ndërkaq Prokuroria ka theksuar përkushtimin e saj për trajtim me prioritet të këtij rasti, duke garantuar një hetim të shpejtë, të paanshëm dhe profesional. Çdo zhvillim i mëtejshëm do t’i komunikohet opinionit publik në kohë reale. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz