back to top
Monday, March 2, 2026
BallinaSportPas Juventusit, edhe Interi hyn në garë për Alissonin

Pas Juventusit, edhe Interi hyn në garë për Alissonin

Të ngjajshme

Pas lidhjeve me Juventusin, tani raportohet se edhe Interi po konsideron një goditje për portierin e Liverpoolit dhe Brazilit, Alisson Becker.

Nuk është sekret që “Nerazzurrët” kërkojnë një portier të ri, pasi Yann Sommer ka 37 vjeç dhe kontrata e tij skadon më 30 qershor.

Zgjedhja e parë do të ishte portieri aktual i Tottenham Hotspurit, Guglielmo Vicario, por ekziston një opsion tjetër intrigues nga Premierliga.

Sipas gazetës “La Repubblica”, Interi po shqyrton gjithashtu situatën e Alissonit, duke marrë parasysh që ai flet italisht rrjedhshëm dhe ka një histori në Serie A me AS Romën.

33-vjeçari iu bashkua Liverpoolit në vitin 2018 për një shumë të madhe prej 72.5 milionë eurosh, vetëm dy vjet pasi Roma kishte paguar 8 milionë euro për ta marrë nga Internacional.

Kontrata e tij aktuale në “Anfield” skadon në qershor 2027, prandaj një rikthim në Serie A është plotësisht i mundshëm këtë verë.

Juventusi ishte përmendur më parë si destinacion për brazilianin, por Interi gjithashtu mund ta përballojë transferimin.

Alisson do të ishte dukshëm më i lirë se Vicario, i cili vlerësohet nga Spurs rreth 25 milionë euro./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz