back to top
Monday, March 2, 2026
BallinaLajmeFSK realizon trajnimin “Taktika me njësi të vogla” në Aeroportin e Gjakovës

FSK realizon trajnimin “Taktika me njësi të vogla” në Aeroportin e Gjakovës

Të ngjajshme

Ramsesi II rikthehet në skenë

Një ekspozitë e re në Londër po nxjerr nga...

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

“Mos e gjyko, godite Bondsteel-in” ose “Ja edhe një...

Mbledhja e jashtëzakonshme e Kolegjit të Sigurisë së BE-së, zbardhet lista e prioriteteve

Komisioni Evropian ka njoftuar vendimet e marra pas përfundimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar trajnimin “Taktika me njësi të vogla”, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale për operim në nivel ekipi, skuadre dhe togu.

Sipas njoftimit të publikuar në Facebook nga FSK, trajnimi është zhvilluar në Aeroportin e Gjakovës nga Komanda e Forcave Tokësore.

Gjatë këtij aktiviteti janë mbajtur ligjërata dhe ushtrime praktike që kanë përfshirë Procedurat e Udhëheqjes së Trupave, lidershipin, përdorimin e armëve M4/M5, M240B dhe M249, formacionet e lëvizjes, reagimin dhe shkëputjen e kontaktit, bazën patrulluese, topografinë dhe organizimin e pritës.

FSK ka bërë të ditur se trajnimi ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e profesionalizmit, gatishmërisë dhe operacionalitetit të njësive.

Po ashtu, kursantët kanë kaluar me sukses testimet fizike, përfshirë Testin Fizik Standard të FSK-së, Testin “Rangers”, si dhe marshimin prej 13 kilometrash, të përfunduar brenda kohës së paraparë prej dy orësh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz