Trajneri i kombëtares së Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka folur për talentin e Brajan Gruda në një intervistë për “Kicker”, duke theksuar progresin e tij te RB Leipzig.
Nagelsmann u shpreh se Gruda po paraqitet mjaft mirë aktualisht në Leipzig dhe zbuloi se e kishte përfshirë lojtarin që gjatë përgatitjeve për Kampionatin Evropian të zhvilluar në Gjermani, shkruan Indeksonline
Sipas tij, mesfushori ofensiv posedon shumë cilësi, por në atë periudhë nuk e kishte kuptuar plotësisht mundësinë reale për të qenë pjesë e një Evropiani të organizuar në shtëpi.
@Plettigoal: 🚨🇩🇪 Julian Nagelsmann @kicker on Brajan #Gruda:
“I think he is doing quite well now at Leipzig. I had already included him during the preparations for the home European Championship. He has a lot of qualities, but I believe that at the time he had not fully… pic.twitter.com/IyWAyxGTk1
— Albanian Football Scout 🇦🇱 (@FootballAlbXI) March 2, 2026
Megjithatë, tekniku gjerman theksoi se për një lojtar me potencialin e Grudës, kërkohet më shumë produktivitet në fazën ofensive.
“Në fund, gjithçka varet nga prodhimi i më shumë golave dhe asistimeve. Për nivelin e cilësisë që ai ka, kjo ende nuk është e mjaftueshme,” deklaroi Nagelsmann.
Pra, trajneri i Kombëtares së Gjermanisë momentalisht ia “mbyll” derën futbollistit shqiptar – i cili ëndërr e ka Kupën e Botës 2026./Indeksonline/