back to top
Monday, March 2, 2026
BallinaLajmeBritania pranon kërkesën e SHBA për përdorimin e bazave ushtarake, Starmer: Detyra...

Britania pranon kërkesën e SHBA për përdorimin e bazave ushtarake, Starmer: Detyra ime është të mbroj jetën e shtetasve britanikë

Të ngjajshme

Procesi në Hagë, avokatët: Dëshmitë ndërkombëtare kyçe për vendimin final

Pas më shumë se pesë vjetësh, procesi gjyqësor në...

Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, këto janë pikat e rendit të ditës

Kryesia e Kuvendit nesër do të mbaj mbledhje. Ajo do...

Qytetarët në aksion vullnetar për pastrimin e Grykës së Rugovës

Një grup qytetarësh gjatë ditës së sotme kanë ndërmarrë...

Emiratet e Bashkuara Arabe mbyllin ambasadën në Teheran

Ministria e Punëve të Jashtme e Emirateve të Bashkuara...

Kryeministri britanik Keir Starmer ka konfirmuar se Britania nuk është ende e përfshirë drejtpërdrejt në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

Megjithatë, ai bëri të ditur se Londra ka pranuar kërkesën e SHBA-së për të përdorur bazat ushtarake britanike për operacione të kufizuara mbrojtëse.

“Partnerët tanë në Gjirin Persik na kanë kërkuar të bëjmë më shumë për t’i mbrojtur ata dhe është detyra ime të mbroj shtetasit britanik,” tha Starmer në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale.

Sipas kryeministrit, avionë luftarakë britanikë janë tashmë në ajër si pjesë e operacioneve të koordinuara mbrojtëse dhe kanë interceptuar me sukses sulme iraniane. “E vetmja mënyrë për të ndaluar kërcënimin është shkatërrimi i raketave në depot e magazinimit ose në lëshuesit që përdoren për t’i qëlluar ato,” u shpreh ai.

Starmer theksoi se SHBA-të kanë kërkuar leje për përdorimin e bazave britanike për një qëllim “specifik dhe të kufizuar mbrojtës”.

“Ne kemi marrë vendimin për ta pranuar këtë kërkesë, për të parandaluar që Irani të lëshojë raketa në të gjithë rajonin, duke vrarë civilë të pafajshëm dhe duke vënë në rrezik jetën e britanikëve,” deklaroi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz