back to top
Monday, March 2, 2026
BallinaLajmeFranca, Gjermania dhe Britania e Madhe gati për “veprime të nevojshme” kundër...

Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe gati për “veprime të nevojshme” kundër kapaciteteve ushtarake të Teheranit

Të ngjajshme

Procesi në Hagë, avokatët: Dëshmitë ndërkombëtare kyçe për vendimin final

Pas më shumë se pesë vjetësh, procesi gjyqësor në...

Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, këto janë pikat e rendit të ditës

Kryesia e Kuvendit nesër do të mbaj mbledhje. Ajo do...

Qytetarët në aksion vullnetar për pastrimin e Grykës së Rugovës

Një grup qytetarësh gjatë ditës së sotme kanë ndërmarrë...

Emiratet e Bashkuara Arabe mbyllin ambasadën në Teheran

Ministria e Punëve të Jashtme e Emirateve të Bashkuara...

Liderët e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe deklaruan se janë të gatshëm të ndërmarrin “veprimet e nevojshme dhe proporcionale mbrojtëse” përballë kundërpërgjigjeve të Iranit, me synimin për të “shkatërruar që në burim” kapacitetet ushtarake të Teheranit.

Në një deklaratë të përbashkët, grupi E3 – që përfshin tre vendet evropiane – paralajmëroi se do të merren masa për të mbrojtur interesat e tyre dhe të aleatëve në rajon. Sipas njoftimit, ndër veprimet që po shqyrtohen është edhe pengimi i Iranit për të lëshuar raketa dhe dronë.

Udhëheqësit evropianë u shprehën të tronditur nga sulmet që i cilësuan si “pa dallim dhe joproporcionale”, të cilat kanë goditur vende të Lindjes së Mesme që, sipas tyre, nuk ishin të përfshira në operacionin fillestar ushtarak, ka transmetuar Panorama.

“Sulmet kanë vënë në shënjestër aleatët tanë të ngushtë dhe kërcënojnë personelin tonë ushtarak dhe qytetarët tanë në të gjithë rajonin”, thuhet më tej në deklaratë.

Berlini, Parisi dhe Londra bënë të ditur se do të diskutojnë këto masa mbrojtëse me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre rajonalë, në kuadër të koordinimit të mëtejshëm për situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz