Në një përditësim në kanalin e tyre Telegram, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se “çmontuan Shtabin e Luftës Iraniane”, ku thonë se ishin të pranishëm operativë të regjimit iranian.
Ushtria izraelite thotë se qendrat e komandës, përfshirë selinë e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), selinë e inteligjencës, qendrat e komandës së Forcave Ajrore të IRGC dhe selinë e sigurisë së brendshme, u goditën në “një valë sulmesh në shkallë të gjerë”.
IDF thotë se do të “vazhdojë të shënjestrojë infrastrukturën ushtarake dhe operativët e regjimit terrorist iranian kudo që ata veprojnë”, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.