back to top
Sunday, March 1, 2026
BallinaLajmeRaportohet se javën e ardhshme Bashkimi Evropian mund t’ia heqë plotësisht masat...

Raportohet se javën e ardhshme Bashkimi Evropian mund t’ia heqë plotësisht masat Kosovës

Të ngjajshme

Pa fitues në derbin Prishtina – Drita

Ka përfunduar pa fitues derbi i javës së 22-të...

Mbyllet me barazim derbi i javës në Superligë

Ka përfunduar ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës, e vlefshme...

Edhe babai i Albin Kurtit ishte sot në mbledhjen e KP të VV’së (FOTO)

Sot Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të...

Shqiptarët në Mitrovicë të Veriut po bëhen me shkolla e çerdhe, 27 vjet pas luftës

Tani student në drejtimin shkenca politike, Lorik Hysenaj, u...

Ka pritje reale që javën e ardhshme të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimi Evropian ndaj Kosovës. Kështu paralajmërojnë jozyrtarisht burime nga Brukseli, të cilat madje përmendin këtë të hënë si datë orientuese kur mund të merret vendimi përfundimtar.

Siç mësohet jozyrtarisht, në nivel të Komisioni Evropian janë përfunduar të gjitha procedurat vendimmarrëse që i përkasin këtij institucioni. Ka mbetur vetëm mbajtja e takimit të përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE-së, të ngarkuar me çështjet e rajonit.

Në këtë takim, i cili pritet të mbahet të hënën, pritet të miratohet heqja e masave ndaj Kosovës.

Masat janë vendosur në vitin 2023. Një vit më vonë, ish-shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, rekomandoi heqjen e tyre, por u deshën mbi 18 muaj që vendimi të formalizohej.

Ndërkohë, mbi 400 milionë euro asistencë financiare evropiane u bllokuan që nga ai moment. Në fund të vitit 2025 u hoq gjysma e këtyre masave financiare, ndërsa tani mbetet të zhbllokohet edhe pjesa tjetër.

Në kuadër të masave ndëshkuese ishte përfshirë edhe suspendimi i takimeve bilaterale të zyrtarëve evropianë me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, përveç rasteve kur organizoheshin takime me karakter rajonal.

Ndërkohë, Kosova është vendi të cilin komisionerja për zgjerim, Marta Kos, ende nuk e ka vizituar. Ajo planifikon të zhvillojë një vizitë në Kosovë gjatë këtij muaji. Plani ideal, sipas zyrtarëve evropianë, do të ishte që këtë vizitë ta shfrytëzojë për të komunikuar lajmin për heqjen e masave. /RTK

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz