back to top
Sunday, March 1, 2026
BallinaLajmeParandalohet futja e pesë telefonave në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë

Parandalohet futja e pesë telefonave në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë

Të ngjajshme

Pa fitues në derbin Prishtina – Drita

Ka përfunduar pa fitues derbi i javës së 22-të...

Mbyllet me barazim derbi i javës në Superligë

Ka përfunduar ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës, e vlefshme...

Edhe babai i Albin Kurtit ishte sot në mbledhjen e KP të VV’së (FOTO)

Sot Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të...

Shqiptarët në Mitrovicë të Veriut po bëhen me shkolla e çerdhe, 27 vjet pas luftës

Tani student në drejtimin shkenca politike, Lorik Hysenaj, u...

Sot rreth orës 13:30, në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, është evidentuar një tentativë për futjen e kontrabandës brenda perimetrit të institucionit.

Sipas të dhënave fillestare, kontrabanda është hedhur nga jashtë dhe ka rënë në hapësirën e brendshme të qendrës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se zona është siguruar menjëherë nga zyrtarët korrektues, të cilët kanë ndërmarrë kontroll të detajuar të hapësirës së shëtitjes.

“Gjatë kontrollit janë lokalizuar tri pako të dyshimta, brenda të cilave janë gjetur pesë telefona mobilë me kabllo. Pakot janë konfiskuar dhe dokumentuar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi, ndersa për rastin është njoftuar Policia e Kosovës dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i vendosur në forcimin e masave të sigurisë dhe në parandalimin e çdo përpjekjeje për futjen e sendeve të ndaluara në institucionet korrektuese”, ka njoftuar ShKK. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz