back to top
Sunday, March 1, 2026
BallinaLajmeErdogan reagon për vdekjen e liderit iranian, bën thirrje për paqe dhe...

Erdogan reagon për vdekjen e liderit iranian, bën thirrje për paqe dhe diplomaci në rajon

Të ngjajshme

15 shenja psikologjike që tregojnë se asaj i pëlqeni

Të gjithë mund të ndihemi të pasigurt ose të...

Trump: Lufta me Iranin mund të zgjasë deri në katër javë, gjithçka po shkon sipas planit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se konflikti me...

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë nesër në Kosovë, pritet nga Haxhiu

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi nesër do...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, i cili sipas deklaratës së tij humbi jetën si pasojë e sulmeve të ndodhura një ditë më parë.

Përmes një postimi publik, Erdoğan u shpreh i trishtuar për humbjen e liderit fetar iranian, duke i dërguar ngushëllime popullit iranian në emër të vendit dhe kombit turk.

“Zoti e mëshiroftë zotëri Hamaney. Shpreh ngushëllimet e mia për popullin vëlla iranian në emër të vendit dhe kombit tim”, thuhet në mesazhin e presidentit turk.

Ai theksoi gjithashtu se Turqia, së bashku me popullin iranian, do të vazhdojë përpjekjet për të rikthyer paqen dhe stabilitetin në rajon, për t’i dhënë fund konfliktit dhe për t’u kthyer në rrugën e diplomacisë.

Deklarata e Erdoğanit vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa zhvillimet e fundit pritet të kenë ndikim të gjerë në situatën gjeopolitike./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz