back to top
Sunday, March 1, 2026
BallinaLajme“Kurti tha se do të bëj përpjekje maksimale për Presidentin që të...

“Kurti tha se do të bëj përpjekje maksimale për Presidentin që të evitohen zgjedhjet” – VV shkruan për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

Të ngjajshme

Sot Lëvizja Vetëvendosje, ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, që është e para pas fitores së partisë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në këtë mbledhje, kryeministri i Kosovës dhe kryetari i VV-së Albin Kurti, ka falënderuar anëtarët e Këshillit për angazhimin gjatë fushatës zgjedhore.

“Fushata zgjedhore e VETËVENDOSJE!-s për 28 dhjetorin 2025 ishte e pa parë jo vetëm në Kosovë e në kombin shqiptar por edhe në rajon e edhe më gjerë. Ajo fitore erdhi nga një fushatë e cila nuk ishte padyshim vetëm një garë politike, ishte një lëvizje e gjallë, fort vitale, e cila përfshiu mijëra vullnetarë, aktivistë dhe simpatizantë në të gjithë Kosovën, nga viset e banuara me shqiptar por edhe nga mërgata jonë e dashur. Energjia, përkushtimi dhe durimi i tyre ishin forca jonë më e madhe. Pa këtë angazhim, asgjë nuk do të ishte e mundur, me atë angazhim gjithçka na u mundësua”, tha kryeministri Kurti.

Përmes një komunikate për media, VV ka cituar Kurtin që sipas tyre ka theksuar se ata nuk i kanë kërkuar zgjedhjet, por kur kur ato u bënë të pashmangshme populli ka folur qartë.

“Ai nuk deshi kthim pas, por vazhdim përpara. Dhe këtë e shprehu me një fitore të madhe, me 51.1% të votave, duke e kthyer një situatë të padëshiruar bllokimi në një mandat të fuqishëm për progres”, ka shkruar VV duka cituar Kurtin.

Ai ka përmendur edhe premtimet e fushatës, 1 miliard euro në ushtri, 1 miliard euro në prodhim dhe 1 miliard euro çdo vit në investime kapital, projekte të mëdha dhe jetike për Kosovën.

“Kryeministri po ashtu në fjalën e tij foli edhe për temën e Presidentit me ç’rast ai njoftoi për perpjekjet maksimale që po bën në këtë çeshtje dhe njëkohësisht evitimin e zgjedhjeve të reja. Në këtë mbledhje padyshim që u diskutua edhe për çështjet organizative, zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes të cilat do të mbahen këtë vit. Angazhimi është i yni dhe i përbashkët. Kontributi është për popull e shtet, për komb e për shoqëri. Përgëzime edhe një herë për punën dhe rezultatin. Urime edhe një herë për fitoren dhe sukseset! Faleminderit! Përzemërshisht, të gjithëve!”, thuhet në komunikatën e VV-së. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz