Borussia Dortmund do të jetë pa Emre Can, për një periudhë të gjatë kohore pas një dëmtimi serioz në gju.
Mesfushori pësoi një këputje të ligamenteve të kryqëzuara në gjurin e majtë gjatë përballjes së Bundesligës kundër FC Bayern Munich, duke u detyruar të largohet nga fusha dhe tashmë pritet të mungojë për disa muaj, shkruan Indeksonline
Lajmi është konfirmuar nga klubi, i cili e cilësoi dëmtimin si një goditje të madhe për skuadrën në një fazë vendimtare të sezonit.
Drejtori sportiv i klubit, Sebastian Kehl, shprehu zhgënjimin për situatën:
“Lëndimi i Emre-s është jashtëzakonisht i hidhur. Jo vetëm për të, por për të gjithë ne. Ai është kapiteni ynë, gjithmonë e vë ekipin në vend të parë dhe është një pjesë e rëndësishme e klubit tonë. Emre do të marrë gjithë mbështetjen tonë në muajt në vijim në mënyrë që të mund të rikuperohet plotësisht.”
/Indeksonline/
Bittere Gewissheit am Sonntag: BVB-Kapitän Emre Can hat sich in der Partie gegen den FC Bayern München einen Kreuzbandriss im linken Knie zugezogen.
Alle Infos: https://t.co/DwQzo1x7KE pic.twitter.com/BBuTkHoCKh
— Borussia Dortmund (@BVB) March 1, 2026