back to top
Sunday, March 1, 2026
BallinaLajmePDK thanë se kanë kandidat për President, Bajqinovci i pyet: Ku i...

PDK thanë se kanë kandidat për President, Bajqinovci i pyet: Ku i merrni 30 nënshkrime?

Të ngjajshme

Pritja e Raya-s që ia siguroi tri pikë Arsenalit

Skuadra e Arsenalit ka shënuar një fitore të madhe...

1500 shqiptarë në Dubai, ambasadori Kurtezi: Nuk ka vend për panik

Ambasadori shqiptar në Emiratet e Bashkuara, Ridi Kurtezi, thotë...

Një hap tjetër drejt titullit, Arsenali e fiton derbin ndaj Chelseat

Arsenali e ka bërë një tjetër hap të madh...

Erdogan reagon për vdekjen e liderit iranian, bën thirrje për paqe dhe diplomaci në rajon

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar në lidhje me çështjen e Presidentit.

Ai ka reaguar deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e cila tha se kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, nuk shkoi në takim me kryeministrin Albin Kurti “për të ofruar kundërkandidat formal për hir të inatit apo për konsum ditor politik”, lidhur me postin e Presidentit.

“Vlora Citaku paska thënë që PDK ofroi kandidat, jo kunderkandidat. Por, Kushtetuta kerkon dy kandidatë të jenë së paku, prandaj edhe Lëvizja, porsi PDK, po ofron nje kandidat të saj”, shkroi Bajqinovci në një postim në Facebook.

Ai e pyeti PDK-në se ku do t’i marrë 30 nënshkrimet e nevojshme për ta bërë propozimin.

“Po ashtu, secilit kandidat i duhen paraprakisht 30 nënshkrime, e që PDK duhet të tregoj nëse me 22 deputetë i ka këto 30 nënshkrime?”.

Pasi atmosfera në takimin me Hamzën u përshkrua nga Kurti si “konstruktive”, ata treguan se nuk arritën ndonjë marrëveshje për çështjen e Presidentit.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz