back to top
Sunday, March 1, 2026
BallinaLajmeShoferi i dehur 38-vjeçar ndëshkohet për kundërvajtje në Ferizaj

Shoferi i dehur 38-vjeçar ndëshkohet për kundërvajtje në Ferizaj

Të ngjajshme

Sesko ‘heroi’ i Carrickut, shënon sërish në Premier League

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar golin e dytë...

PDK thanë se kanë kandidat për President, Bajqinovci i pyet: Ku i merrni 30 nënshkrime?

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, përmes një postimi në...

Lëndohet rëndë Shaw, lë fushën pas 24 minutash

Në këto çaste po zhvillohet ndeshja midis Manchester Unitedit...

Shkarkohet kreu i policisë së Shqipërisë, Ilir Proda

Ilir Proda është shkarkuar nga posti i Drejtorit të...

Në orët e para të së dielës, patrulla e stacionit policor në Ferizaj, gjatë një kontrolli rutinë në rrugën “Driton Islami” të këtij qyteti, ka ndaluar një automjet të tipit VË Golf me targa vendore.

Gjatë kontrollimit të dokumentacionit dhe testimit të shoferit të automjetit, është konstatuar se shoferi I.B. (38 vjeç) po qarkullonte nën ndikimin e alkoolit. Pas testimit me alkooltest, rezultati ka qenë 1.12 promila.

Për këtë kundërvajtje, ndaj shoferit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 euro,  2 pikë negative, si dhe masa mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 6 muaj.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara me qëllim të respektimit të ligjit dhe rritjes së sigurisë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz